Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se do ta takojë dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për presidentin.
“Do të përpiqem të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sepse presidenti duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit dhe jo e një apo dy partive. PDK-ja asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër para nesh. Ajo vetëm ka kërkuar që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, pa na treguar emrin. Si subjekt demokratik që jemi, me mua si kryetar, kjo e bën të pamundur marrëveshjen. Uroj që në takimet në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë, pasi që s’mund të ketë marrëveshje derisa nuk e thua asnjë emër”, tha Kurti.







