Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council) ka zhvilluar sot një drekë pune me ministrin e jashtëm, Glauk Konjufca, në të cilën u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosova dhe diasporës shqiptaro-amerikane.
Gjatë bisedës, AARC prezantoi nismat aktuale dhe planet e ardhshme, duke veçuar përpjekjet për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Në takim u vlerësua si thelbësor koordinimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës në SHBA, me synim rritjen e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.







