https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi njofton për të gjitha projektligjet që u miratuan të premten

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë një përmbledhje të seancës së mbajtur të premten dhe të projektligjeve të cilat janë votuar.

Në këtë seancë kanë kaluar dhjetë projektligje të ndryshme, përfshirë edhe atë për çmimet tavan.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lidhur me miratimin e këtyre projektligjeve ka pasur debat e përplasje opozitë-pushtet, meqë është kundërshtuar procesimi i përshpejtuar i tyre.

Sipas shefit të GP të AAK-së, Besnik Tahiri, LVV po e bën një gjë të tillë meqë po përgatitet për zgjedhje të reja.

Njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me kërkesë të 41 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh në seancë të jashtëzakonshme plenare, për të shqyrtuar një varg projektligjesh.

Fillimisht Kuvendi miratoi shmangien nga afatet procedurale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, për të vijuar më pas me shqyrtimin e tij.

Ne emër të sponsoruesit projektligjin para Kuvendit e paraqiti dhe arsyetoi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e cilësuar instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit.

ADVERTISEMENT
Pas diskutimeve nga ana e përfaqësuesve të grupeve parlamentare dhe deputetëve të tjerë, Kuvendi miratoi projektligjin, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në komisione parlamentare, para shqyrtimit të dytë në seancë.

Po me shmangie nga afatet procedurale Kuvendi miratoi në shqyrtim të parë edhe nëntë projektligje të tjera: Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Projektligjin për Shërbimet e Pagesave, Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, Projektligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, Projektligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm, Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, Projektligjin për Lëndët Plasëse, si dhe Projektligjinpër Provimin e Maturës Shtetërore.

Projekligjet u paraqitën nga ministrat e resorëve përkatës, Arben Vitia, Hekuran Murati, Blerim Gashani, Fitore Pacolli Dalipi dhe Hajrulla Çeku, duke u vlerësuar si akte juridike me rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës.

Në këtë seancë Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të figurës së ish-kongresistit amerikan, mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel, i cili ndërroi jetë.Kryetarja Haxhiu e cilësoi atë një mik të dëshmuar të Kosovës dhe mbështetës të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së saj.

Poste të ngjashme

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

11/04/2026, 14:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke...

Gjykata e Apelit i ul dënimin serbit që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

11/04/2026, 14:49

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasi i njohur si “Brezovica 1” me të akuzuar Dragomir Milosavljeviq, Hysni Bajrami dhe...

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitë e tij në Londër me një takim tre orësh me...

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i...

Kërçeli: Çmimet e naftës nuk caktohen në Prishtinë, por në tregjet ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së: Miratuam projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve

11/04/2026, 13:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka theksuar se dje u miratuan disa projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e...

Lajmi i fundit

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

11/04/2026, 14:53
Gjykata e Apelit i ul dënimin serbit që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

11/04/2026, 14:49
Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20
Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv