https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 100 mijë qytetarë kanë nënshkruar brenda një muaji një peticion në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përmes formave fizike dhe online.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se peticioni pritet të dorëzohet në Hagë, në fillim të muajit maj, ndërsa nënshkrimet ende po vazhdojnë të mblidhen edhe nga shqiptarët në rajon dhe diasporë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, ende nuk janë përfshirë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Presheva dhe Medvegja, për të cilat pritet një numër i konsiderueshëm.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gucati theksoi se iniciativa ka nisur rreth një muaj më parë dhe, pavarësisht vonesave për shkak të protestave, është arritur një mobilizim i madh qytetar.

“Peticionin do ta dorëzojnë në Hagë. Akoma s’i kemi marrë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Preshevë e Medvegjë. Presim që të jetë një numër i konsiderueshëm i tyre. Jemi vonuar pak me këtë peticion, është dashur të bëhet në vitin e kaluar, por nuk patëm mundësi për shkak të protestave që patëm të njëpasnjëshme. Por, prapë kemi arritur sukses. Peticionin do ta dorëzojmë më 5 ose 6 mars. Kemi një muaj e katër pesë ditë që kanë nisur nënshkrimet. Kemi biseduar edhe me universitete, si në Kosovë, Shqipëri, Tetovë dhe me shoqata të ndryshme”, tha ai në Tëvë1.

ADVERTISEMENT

Ai bëri të ditur se synimi është që deri më 1 maj numri i nënshkrimeve të kalojë 200 mijë, duke e konsideruar këtë si një mesazh të fuqishëm për Gjykatën Speciale.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe barazi nga ajo Gjykatë, pasi që mendojmë që asnjërën prej tyre, nuk e ka. Besojmë që deri më 1 maj do t’i bëjmë mbi 200 mijë nënshkrime. Peticioni ynë duhet të ketë mesazh për Gjykatën Speciale, pasi që shqiptarët janë bashkë me ish-krerët e vendit. Në Kosovë nga ana e UÇK-së, nuk ka pasur krime lufte”, tha ai.

Poste të ngjashme

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57

I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera...

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të...

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...

Lajmi i fundit

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40
Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv