Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Agron Bytyqi.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është themelimi dhe funksionalizimi i Këshillit të Pacientëve në Komunën e Podujevës, një mekanizëm që synon rritjen e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Përmes këtij bashkëpunimi, do të ofrohet mbështetje profesionale dhe institucionale për ngritjen dhe funksionimin e këtij këshilli, duke mundësuar identifikimin dhe adresimin më efikas të nevojave dhe shqetësimeve të pacientëve në komunë.










