https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim bilateral me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli dhe ekipin e tij, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 që po mbahen në Uashington DC.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ismaili e njoftoi Amaglobelin mbi zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Kosovë, me theks të veçantë në indikatorët kryesorë makroekonomikë dhe të sektorit financiar, të cilët, siç tha ai, dëshmojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit.

Gjithashtu, në takim thuhet se u diskutua edhe progresi i arritur në kuadër të Raportit të Stafit për Konsultimet e Nenit IV për vitin 2026.

“Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të BQK-së për zbatimin e reformave strukturore, avancimin dhe forcimin e kornizës rregullative, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroprudencial. Ai gjithashtu vuri në pah angazhimin aktiv të BQK-së në iniciativa rajonale bashkëpunuese, përfshirë iniciativën e FMN-së për Qendrën Rajonale të Asistencës Teknike (SEETAC), me qëllim harmonizimin e politikave dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Amaglobeli, sipas njoftimit, vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv dhe partneritetin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, si dhe progresin në forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së FMN-së përmes asistencës teknike dhe vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të BQK-së në këtë drejtim”, u tha në komunikatë.

Në përfundim, të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FMN-së dhe BQK-së, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme dhe kontributin e përbashkët në forcimin e stabilitetit makrofinanciar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite

Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite

16/04/2026, 15:20

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë...

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim që shpejtë të ndodhë anëtarësimi në KE

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim që shpejtë të ndodhë anëtarësimi në KE

16/04/2026, 15:08

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me...

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, ndajmë dhimbjen me ju

16/04/2026, 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së...

Rasti tragjik në Malishevë, Kastrati: Dhimbje e papërshkrueshme

Rasti tragjik në Malishevë, Kastrati: Dhimbje e papërshkrueshme

16/04/2026, 15:04

Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë në këtë komunë ku humbën jetën tre persona. Kastrati publikoi...

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

16/04/2026, 14:24

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot. Pas...

Lajmi i fundit

Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite

Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite

16/04/2026, 15:20
Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim që shpejtë të ndodhë anëtarësimi në KE

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim që shpejtë të ndodhë anëtarësimi në KE

16/04/2026, 15:08
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, ndajmë dhimbjen me ju

16/04/2026, 15:06
Rasti tragjik në Malishevë, Kastrati: Dhimbje e papërshkrueshme

Rasti tragjik në Malishevë, Kastrati: Dhimbje e papërshkrueshme

16/04/2026, 15:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv