Kryeministri Albin Kurti u shpreh i tronditur pas rastit tragjik në Malishevë ku babai me dy fëmijët humbën jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit.
“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”.







