https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Burgim i përjetshëm”, si erdhi deri te kërkesa e prokurores për “vrasësit” e Liridona Ademajt

“Burgim i përjetshëm”, si erdhi deri te kërkesa e prokurores për “vrasësit” e Liridona Ademajt
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e fjalëve përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka përmbyllur një nga proceset më të ndjekura, ndërsa vendimi për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, pritet të shpallet më 21 prill.

Në përmbyllje të paraqitjes së fjalës përfundimtare, prokurorja Javorka Perlinçeviq kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar rastin si “krim makabër”, raporton Klankosova.tv.

Ajo deklaroi se gjatë shqyrtimit janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes, të cilat, sipas saj, përfaqësojnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit tek të tjerët, duke i përshkruar si “tre skenarë të ndryshëm të një ngjarjeje”.

Në këtë kontekst, prokurorja solli edhe deklarimet që lidhen me fëmijët e viktimës, duke cituar se djali i madh ka deklaruar se, “Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam”.

Njëherësh gjatë fjalës përfundimtare në seancë, Perlinçeviq tha se fëmijët refuzojnë kontaktet telefonike me Naim Murselin, të mundësuara nga Qendra për Punë Sociale në Suedi.

ADVERTISEMENT

Përballë këtyre akuzave, ish-bashkëshorti dhe njëri ndër të akuzuarit, Naim Murseli mohoi çdo përfshirje në krim, duke deklaruar se është akuzuar padrejtësisht për një vepër që, sipas tij, nuk e ka kryer.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në vijim, fjalën e mori edhe mbrojtja e Granit Plavës, i cili hodhi poshtë akuzat ndaj tij, duke përmendur mungesën e provave.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Avokati Skender Gojani deklaroi se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë përfshirjen e klientit të tij, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë direkte, forenzike apo teknike, dhe as dëshmitarë që e lidhin atë me të shtënat në natën kritike.

Në fjalët përfundimtare të procesit gjyqësor të sotëm, u dëgjua edhe deklarimi i familjes së Ademajt.

Vëllai i saj, Leonardi, tha se gati tre vite pas ngjarjes, dhimbja mbetet e madhe, por familja ka zgjedhur të besojë në drejtësi.

“Janë bërë gati tre vite që nga vrasja e Liridonës. Më kujtohet si sot momenti i arrestimit të të akuzuarve, ose thënë ndryshe kriminelëve, të cilët natën vrajnë e ditën qajnë. Për ne si familje nuk ishte e lehtë kjo periudhë. Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit”, tha mes tjerash Leonardi.

Se a do të jetojnë në frikë këtë jetë, Leonardi tha se kjo është në dorë të trupit gjykues.

“Na ka mbetur edhe një gjysmë jete, të cilën e keni në duar ju ta vendosni se a duhet të jetojmë me frikë apo duhet të ndihemi të sigurt në vendin tonë. Andaj kërkojmë që dënimi të jetë me burgim të përjetshëm. Çdo dënim tjetër e denigron Liridonën, vendin, shoqërinë dhe vetëdijen e populli tonë për këtë krim makabër. Vetëm vuajtja e dënimit të tyre, e qetëson sado pak dhimbjen e familjes tonë”, deklaroi Leonard Ademaj.

Poste të ngjashme

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

17/04/2026, 16:25

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoj dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza

17/04/2026, 16:20

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Nxënësi 15-vjeçar vdes gjatë orës së edukatës fizike në Ferizaj

17/04/2026, 16:11

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Ferizaj, ku një nxënës ka humbur jetën në ambientet e shkollës së...

Lajmi i fundit

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41
Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

17/04/2026, 16:25
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza

17/04/2026, 16:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv