Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim përkujtimor.
Në këtë aktivitet përkujtimor do të marrë pjesë u.d. e Presidentes së Republikës së Kosovës, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, znj.Albulena Haxhiu, Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokalë, familjarë të dëshmorëve dhe viktimave të luftës, veteranë të UÇK-së, etj.
Aktiviteti përkujtimor fillon në orën 12:00 dhe mbahet në Kompleksin e Varrezave të Luftës në fshatin Dyz.
Ju ftojmë të merrni pjesë!







