https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në Dyz dhe mbajti fjalë rasti në shënim të përvjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se 27 vjet më parë, në mes të prillit, banorët e Llapit dhe Gollakut, në përpjekje për të gjetur shpëtim, u përballën me dhunën brutale të forcave okupatore serbe.

“Aty nuk kishte ushtarë. Aty kishte burra, gra, fëmijë, pleq e njerëz të zakonshëm që kërkonin vetëm të jetonin në paqe. Aq kërkonin, të jetonin në paqe e të jetonin me dinjitet. Por, ata u përballën me një dhunë të organizuar, të planifikuar, u përballën me një dhunë çnjerëzore”, theksoi Haxhiu.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo kujtoi se mbi 200 civilë shqiptarë të paarmatosur u masakruan në këtë akt gjenocidal të Serbisë dhe se kujtimi për ta mbetet detyrim i përhershëm.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Sot, jemi këtu për ta përkujtuar këtë ngjarje tragjike. Jemi këtu për të mos harruar kurrë. Kujtimi është detyrë morale, është detyrë njerëzore, kujtimi është detyrë edhe kombëtare”, u shpreh Haxhiu.

Duke folur për mungesën e drejtësisë, ajo tha se e vërteta për këto krime dihet dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

ADVERTISEMENT

“Si institucione të Republikës së Kosovës, kemi krijuar bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë. Prandaj, sot nga ky vend, u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të angazhohen me gjithë kapacitetet e tyre, që të ngrenë aktakuzat dhe gjykimet ndaj përgjegjësve për këto krime të rënda. Drejtësia nuk duhet të mungojë”, tha kryetarja Haxhiu.

Në fund, ajo theksoi se nderimi më i madh për martirët dhe dëshmorët është puna e përditshme për drejtësi, zhvillim, siguri dhe prosperitet për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku njëri prej...

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur...

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu....

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë...

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

18/04/2026, 13:49

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes...

Lajmi i fundit

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31
PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08
Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42
Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv