https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku përkujton Sali Çekajn në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Abdixhiku përkujton Sali Çekajn në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar Çekajn si figurë të shquar të luftës dhe rezistencës së armatosur, duke theksuar rolin e tij si intelektual, politikan dhe ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majet e ashpra të Koshares ra për të mos vdekur kurrë, Komandant Sali Çekaj – VETERANI.

Në këtë 27 vjetor, ne nderojmë figurën e madhe të historisë së Kosovës, figurën e luftës dhe rezistencës së armatosur, intelektualin, politikanin dhe ushtarakun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroin Sali Çekaj. Ndonëse rreziqet e jetës e kishin shtyrë të ikte në mërgim, shtypjet që po i bëheshin popullit të tij e detyruan të kthehej në vendlindje veprimtarin e madh, Sali Çekaj për të iu bashkuar shokëve, burrave e grave në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atje në Alpet Shqiptare, në Koshare.

Sali Çekaj, veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e ushtarak vizionar, u detyrua të largohej nga vendi, për shkak të presionit e të përndjekjes sistematike që i bënte regjimi okupues. Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, u bë dhe organizator i jashtëzakonshëm i shqiptarëve për t’i ndihmuar ata materialisht e politikisht, për çlirimin e vendit. Megjithëse fillet e angazhimit të Sali Çekajt për çështje kombëtare janë të hershme, ai qysh në fillim të viteve të 90-ta ia kishte vënë vetes objektiv çlirimin e Kosovës. Në vitin 1991 Sali Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të dy grupeve të para guerile në Shqipëri në mesin e të cilëve ishin Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra e shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, shkroi i pari I LDK-së.

ADVERTISEMENT

Abdixhiku theksoi po ashtu  se figura dhe vepra e Sali Çekajt mbetet në piedestalin e historisë së Kosovës, ndërsa kujtoi se ai është nderuar me titullin “Hero i Kosovës” nga presidenti Rugova.

“Ai bashkë me Agim Ramadanin ishin po ashtu edhe ideatorët e fitores së madhe të UÇK-së, në shpartallimin e forcave serbe dhe thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar që kishte mbajtur padrejtësisht të ndarë një komb për vite të tëra.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do të mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë, prandaj dhe Presidenti Historik Rugova e nderoi me urdhërin Hero i Kosovës. Sot, kujtojmë dhe nderojmë rolin, kontributin e sakrificën e tij sublime për liri e pavarësi.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Sali Çekaj!”, shkroi Abdixhiku.

Poste të ngjashme

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

19/04/2026, 16:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, teksa ka njoftuar se ka shkuar në Hallaq të Vogël të Lipjanit në nderim...

Deputetja e VV-së: Plani i BE’së e përmban njohjen reciproke

LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

19/04/2026, 15:59

Me vetëm nëntë ditë të mbetura nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka...

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj, pasi dyshohen për grabitje. Prangosja e tyre ka...

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

19/04/2026, 15:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë, në 26-vjetorin e ngjarjeve të 19...

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

19/04/2026, 15:10

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e...

Lajmi i fundit

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

19/04/2026, 16:02
Deputetja e VV-së: Plani i BE’së e përmban njohjen reciproke

LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

19/04/2026, 15:59
Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16
Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

19/04/2026, 15:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv