https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur sot, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky vendim vjen si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë çështjesh të evidentuara gjatë mandatit të komisionit aktual, të cilat kanë ndikuar në besueshmërinë e procesit të provimit.

“Numri i madh i ankesave që ka pranuar Ministria e Drejtësisë tregon nevojën për më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit, zbatim më të unifikuar dhe adekuat të programit të provimit dhe të dispozitave përkatëse ligjore, si dhe nivel më të lartë transparence dhe profesionalizmi në arsyetimin e rezultateve”, tha Gërvalla.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë drejtim, me qëllim të funksionalizimit të një komisioni të ri me integritet të lartë profesional, Ministrja Gërvalla ka propozuar përbërjen e re si në vijim:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Z. Arian Gashi – kryetar i Komisionit, ndërsa z. Ersan Qavolli – zëvendësanëtar dhe pyetës/zëvendëspyetës në lëndën e së drejtës penale, materiale dhe procedurale;

Për lëndën: e drejta civile, materiale dhe procedurale – z. Lumni Sallauka, zëvendëskryetar, ndërsa z. Arsim Hamzaj, zëvendësanëtar;

ADVERTISEMENT

Për lëndën: e drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor – znj. Anita Prenaj -Krasniqi, anëtare, dhe znj. Suada Rama -Hamza, zëvendësanëtare;

Për lëndën: e drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative – z. Burim Shala, anëtar, ndërsa z. Nehat Qelaj, zëvendësanëtar;

Për lëndën: e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e Bashkimit Evropian – z. Bujar Muzaqi, anëtar, dhe znj. Rrezarta Lleshaj, zëvendësanëtare.

Poste të ngjashme

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të...

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

20/04/2026, 15:16

Radio Evropa e Lirë – Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

20/04/2026, 14:57

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu gjatë ditës së hënë ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion...

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

PDK – Kurtit: S’njeh tjetër logjikë, veç kapjes së pushteteve – prandaj s’i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra

20/04/2026, 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili pasi dështoi...

Lajmi i fundit

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09
Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46
Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

20/04/2026, 15:16
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

20/04/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv