https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti për ofertën ndaj PDK-së dhe LDK-së: Na i sillni tre kandidatë dhe LVV tërhiqet

Kurti e merr çështje të kryer se mund t’i sigurojë 61 deputetë: Nuk e kemi sfidë, por është sfidë gjigante që të zgjidhet vetë presidenti
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët për President me kushtin që ata të jenë jashtë skenës aktuale politike.

Për këtë Kurti dha deklarata pas ceremonisë së fillimit të punimeve për projektin “Ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash” në Prizren ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Infrastrukturës Dimal Basha, shkruan Kosovapress, raporton KlanKosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti për këto oferta tha nëse PDK dhe LDK propozojnë tre emra unifikues jashtë politikës, atëherë shumica do të mbështesë këta kandidatë.

“Pra le të na i sjellin deri nesër mbrëmë tre emra të personaliteteve unifikuese jashtë skenës aktuale politike sepse presidenti duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit, ashtu e kërkon kushtetueshmëria jonë dhe me atë rast, menjëherë këta të dy edhe në mbledhje që patëm mbrëmë thamë se tërhiqen”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai sqaroi se dy kandidaturat aktuale të shumicës, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, do të tërhiqeshin në rast se opozita ofron emra të pranueshëm për të gjitha palët, duke theksuar se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurti shtoi se në aspektin numerik, ekziston potencial i mjaftueshëm për të siguruar nënshkrimet e nevojshme në Kuvend të kandidatëve jashtë politikë të propozuar nga opozita.

ADVERTISEMENT

Ai la të kuptohet se opozita nuk ka arritur të sigurojë mbështetje për kandidatët e saj dhe se një zgjidhje konsensuale është e domosdoshme.

Ndërkaq kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e kohës së caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Poste të ngjashme

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

25/04/2026, 13:12

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite ishin pesë pika për shqyrtim....

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

25/04/2026, 12:52

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në Kuvendin Vjetor të 23-të të...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një ofertë për opozitën që të propozojë tre emra për president. Sipas propozimit të ri...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar shmangien e afateve procedurale të buxhetit për vitin 2026. Me 58 vota për,...

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

25/04/2026, 12:04

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet...

Lajmi i fundit

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

25/04/2026, 13:12
Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

25/04/2026, 12:52
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv