Nxënësi Ajan Hajrullahu ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane EMO 2026.
Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze, e cila u zhvillua në Vilnius në Lituani, fitoi një Medalje të Bronztë dhe dy Mirënjohje Nderi.
Olimpiada Matematike Evropiane është një nga garat më të rëndësishme evropiane të matematikës, në të cilën marrin pjesë nxënësit më të mirë të matematikës nga vendet e Evropës. Kjo olimpiadë përfaqëson një nga nivelet më të larta të garimit matematikor për nxënësit e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Ajanit është vërtet e jashtëzakonshme.
Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e cila e ka uruar nxënësin Ajan Hajrullahu për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin e denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze, transmeton Klankosova.tv.
Mirënjohje Nderi në EMO 2026 kanë fituar nxënësit: Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti.







