Arianit Hamzaj, me profesion zjarrfikës ka reaguar ndaj pamjeve ku një qytetar i cili po merrte pjesë në homazhet për 27-vjetorin e masakrës në fshatrat përreth Drenicës, nuk ia zgjati dorën kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit.
Përmes një postimi në Facebook, zjarrfikësi ka shpërndarë fotografinë e këtij momenti, përmes së cilës Kurtin, e ka quajtur “mashtrues”.
Sipas tij, zjarrfikësit janë lënë në mëshirën e Zotit, pa uniforma e mjete, dhe për këtë, fajtore është qeveria, raporton Klankosova.tv.
“Mashtruesit i doli fytyra. Unë si zjarrfikës i Kosovës, jam ndier tepër i bullizuar nga ana e juaj e në veçanti në këto ditë të fundit dhe gjatë gjithë mandatit tuaj, mashtrues. Na ke përqesh në mënyrë absurde me thënien “president nga shoqata e zjarrfikësve” andaj me këtë foto të përshëndes. Na ke lënë në mëshirën e Zotit, as uniforma e as mjete, asgjë nuk ke bërë për ne”, ka shkruar zjarrfikësi, njofton Klankosova.tv







