Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun rreth datës së zgjedhjeve.
Ajo tha se LDK propozoi 7 qershorin si datë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.
“Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, tha Lushaku-Sadriu.







