https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu në përkujtim të Masakrës në Studime: Për 2 orë, u vranë 116 civilë shqiptarë

Haxhiu në përkujtim të Masakrës në Studime: Për 2 orë, u vranë 116 civilë shqiptarë
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës në Studime të Vushtrrisë.

Me këtë rast, Haxhiu tha se në këtë vend, më 2 maj 1999, brenda dy orëve u ndërpre jeta e 116 civilëve shqiptarë.

“116 civilë shqiptarë: fëmijë, të rinj, gra, burra e pleq. Njerëz të paarmatosur, të kapur në kolonën e të dëbuarve që vinte nga rajoni i Shalës, përmes Sllakocit e Cecelisë, drejt Studimes dhe Vushtrrisë. Ata po largoheshin nga fshatrat e rrethuara për të mbetur gjallë, por rruga e tyre u ndërpre nga forcat serbe. Një shtet i tërë e kishte kthyer aparatin e vet ushtarak, policor dhe paramilitar në makineri të spastrimit etnik dhe të vrasjeve e gjenocidit”, u shpreh U.D. Presidentja.

Ajo më tej tha se pas masakrës së 2 majit, për familjet e Studimes nuk mbaroi as tmerri, as dhuna.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Masakra nuk ishte fundi i operacionit gjenocidal të Serbisë. Ishte njëra nga hallkat e tij. Të vrarët mbetën pas. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u nisën të dëbuar drejt Shqipërisë. Burrat e ndarë nga kolona u çuan në burgun e Smrekonicës, ku u rrahën, u morën në pyetje, u lanë në kushte çnjerëzore dhe u torturuan. Serbia nuk u mjaftua me vrasjen. Ajo deshi ta zbrazte vendin, ta thyente familjen, ta poshtëronte të mbijetuarin dhe ta linte krimin pa gjykim. Edhe sot e kësaj dite Serbia i strehon kriminelët e luftës, kështu vepron një shtet kur krimin e ka politikë”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas saj, kur flasim për Studimen, flasim edhe për Nabërgjanin, ku një ditë para Studimes u vranë 17 civilë shqiptarë, flasim edhe për Bukoshin, ku një ditë pas Studimes 25 burra dhe djem u morën nga kolona e të dëbuarve dhe u ekzekutuan në oborr të shkollës, flasim për Mejën, për Krushën, për Izbicën, Poklekun, Rezallën, Korenicën, edhe për shumë vende të tjera ku Serbia la njerëz të vrarë, la nëna pa fëmijë e fëmijë pa prindër.

“Ju keni jetuar me mungesën më gjatë sesa me praninë e shumë prej më të dashurve tuaj. Keni jetuar me kujtime, me pritje, me shumë pyetje, të cilat ende s’kanë përgjigje. Por ju keni qëndruar. Keni ruajtur të vërtetën, kur të tjerët kanë provuar ta shtrembërojnë. Dhe më e rëndësishmja, keni folur kur është dashur të dëshmohet për krimet që Serbia i ka bërë në vendin tonë”, ka pohuar Haxhiu.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve ka thënë se shteti do të jetë pranë jush jo vetëm në përvjetore.

“Do të jemi pranë jush në mbledhjen e dëshmive, në prokurori, në gjykatë, në arkiv, në kujtesën publike, në shkollë dhe në diplomaci. Këtë përgjegjësi e ndiej thellë edhe unë, në detyrën që mbaj sot, dhe zotohem se Studimja nuk do të mbetet vetëm në kujtimin e familjeve, por edhe në punën e përditshme të institucioneve përfshirë të institucioneve të drejtësisë, që kriminelët e luftës të mos mbesin pa u ndëshkuar. Sepse Studimja, përveç dhimbjes së familjarëve, është pjesë e historisë politike të Republikës së Kosovës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se njerëz të pafajshëm u vranë, sepse ishin shqiptarë dhe sepse Serbia e donte një Kosovë pa shqiptarë, duke shtuar më tej se sot ne jetojmë në Republikën e Kosovës, sepse ai projekt ka dështuar.

ADVERTISEMENT

Sipas saj, dështoi sepse qëndresa ishte e popullit, e popullit tonë, dështoi nga lufta çlirimtare, dështoi nga sakrifica e martirëve dhe e dëshmorëve tanë, dështoi nga ndërhyrja e aleatëve tanë perëndimorë, dështoi sepse vullneti për liri ishte më i fortë se terrori.

“Sot, në përvjetorin e 27-të të masakrës së Studimes, me përulje dhe respekt i kujtojmë 116 civilët e vrarë më 2 maj 1999. Kujtojmë martirët e Nabërgjanit. Kujtojmë burrat dhe djemtë e Bukoshit. Kujtojmë të gjithë të vrarët, të zhdukurit me dhunë, të dëbuarit, të mbijetuarit, të burgosurit dhe të torturuarit e luftës së fundit në Kosovë. I kujtojmë sepse janë themel i lirisë sonë. I nderojmë sepse mbi sakrificën e tyre është ngritur Republika jonë. Dhe kërkojmë drejtësi sepse pa të, kujtesa mbetet e paplotë, familjarët mbeten të rënduar, dhe paqja mbetet e cunguar”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Poste të ngjashme

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

02/05/2026, 16:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar një buxhet prej 10,887,186 eurosh për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës,...

Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jo transparent se tani

Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet e tij ishin teatër politik

02/05/2026, 16:42

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka komentuar zhvillimet e...

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

02/05/2026, 16:25

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet. Kështu ka...

Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

02/05/2026, 15:59

Të shtëna me armë kanë ndodhur pak më parë në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Kështu ka konfirmuar Policia e Gjakovës...

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

02/05/2026, 15:58

Edona Kelmendi ka ndarë një rrëfim të detajuar për masakrën nga serbët, në fshatin Qyshk të Pejës, ku babai i...

Lajmi i fundit

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

02/05/2026, 16:46
Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jo transparent se tani

Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet e tij ishin teatër politik

02/05/2026, 16:42
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

02/05/2026, 16:25
Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

02/05/2026, 15:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv