https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Idrizi: Lumi në Studime do të emërtohet ‘Lumi i Gjakut’ sepse u la me gjakun e të rënëve

Idrizi: Lumi në Studime do të emërtohet ‘Lumi i Gjakut’ sepse u la me gjakun e të rënëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka përkujtuar 116 civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Studimes të këtij qyteti.

Në fjalën e tij, kreu i Vushtrrisë tha se në të ardhmen, lumi i fshatit Studime do të quhet “Lumi i Gjakut”, sepse, siç u shpreh Idrizi, ai u la me gjakun e të rënëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Faleminderit shumë që keni gjetur kohën në këtë ditë dhimbjeje, në këtë ditë përkujtimi, për t’i përkujtuar 116 martirët e Studimes, të cilët u vranë e u masakruan në këtë vend, në këtë lumë që do të jetë si emërtim në të ardhmen ‘Lumi i Gjakut’, sepse u la me gjakun e bijve dhe bijave tona, u la me gjakun e fëmijëve, grave, burrave, pleqve të të gjitha moshave”.

“Ishin të gjithë të pambrojtur, ishin të gjithë të pafajshëm, u masakruan vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Sot kur po e përkujtojmë këtë dhimbje të madhe kombëtare këtu dhe në të gjitha pjesët e Kosovës, që ky gjak u bë liria e Kosovës, u bë pavarësia e Kosovës, ende kriminelët nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, deklaroi Idrizi, raporton EkonomiaOnline.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryetari i Vushtrrisë me këtë rast përkujtoi edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës, duke thënë se është absurd në vete që kriminelët serbë nuk u gjykuan, e në të njëjtën kohë po gjykohen çlirimtarët.

“Për absurdin e kohës, nëpër gjykata mbahen ish-drejtuesit e shtetit dhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padrejtësisht. Andaj, më tepër se kurrë, ndoshta në këto dekadat e fundit, ky vend ka nevojë për unitet, kjo shoqëri ka nevojë për unitet”, tha Idrizi.

I pari i Vushtrrisë tha se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve, por “pa mbështetjen e aleatëve tanë, ky vend nuk do të ishte i lirë dhe i pavarur”, teksa kërkoi unitet në popull.

ADVERTISEMENT

“Ky vend ka një perspektivë dhe një të ardhme të sigurt sepse ka dëshmorët e vet, ka martirët e vet, ka invalidët e vet, ka veteranët e vet. Krejt çka i nevojitet, i nevojitet edhe uniteti, i cili po na mungon, po na mungon për absurdin e vet, sepse nuk po mundemi ta gjejmë këtë unitet. Është më i lehti, është më i arsyeshmi, është i domosdoshëm për vendin dhe perspektivën tonë”, tha Idrizi.

27 vite më parë, në masakrën e Studimes mbetën të vrarë 116 civilë shqiptarë të paarmatosur. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

02/05/2026, 16:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar një buxhet prej 10,887,186 eurosh për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës,...

Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jo transparent se tani

Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet e tij ishin teatër politik

02/05/2026, 16:42

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka komentuar zhvillimet e...

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

02/05/2026, 16:25

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet. Kështu ka...

Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

02/05/2026, 15:59

Të shtëna me armë kanë ndodhur pak më parë në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Kështu ka konfirmuar Policia e Gjakovës...

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

02/05/2026, 15:58

Edona Kelmendi ka ndarë një rrëfim të detajuar për masakrën nga serbët, në fshatin Qyshk të Pejës, ku babai i...

Lajmi i fundit

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

02/05/2026, 16:46
Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jo transparent se tani

Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet e tij ishin teatër politik

02/05/2026, 16:42
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

02/05/2026, 16:25
Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

02/05/2026, 15:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv