Të shtëna me armë kanë ndodhur pak më parë në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Kështu ka konfirmuar Policia e Gjakovës për Klan Kosova.
Nga ky incident, një person ka mbetur i lënduar lehtë.
“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, thotë PK.






