https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Liria e shtypit, Haradinaj: Hapësira që Kurti planifikon ta ngufasë

Vetëvendosje sërish kundër një kërkese amerikane
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me gjendjen e lirisë së mediave në vend, duke shprehur shqetësimin se pushteti aktual po krijon klimë që mund të cenojë këtë të drejtë themelore demokratike.

Ai theksoi se, ndonëse numri i gazetave të shtypura ka rënë me kalimin e kohës, roli i medias mbetet i pazëvendësueshëm, sidomos në formatet digjitale.

“Liria e shtypit nuk është privilegj i mediave, por është themel i demokracisë,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se media është “zëri që mban përgjegjës pushtetin dhe pasqyra që i tregon shoqërisë të vërtetën”, tha kreu i AAK-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Haradinaj vuri në dukje se respekti ndaj gazetarëve nuk duhet të varet nga përmbajtja e raportimeve të tyre. “Gazetari nuk është kundërshtar, por partner në ndërtimin e një shoqërie transparente”, tha ai.

Tutje, ai vlerësoi punën e gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve teknike, duke theksuar sakrificat dhe përkushtimin e tyre në kushte shpesh të vështira.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Pas çdo lajmi që lexojmë, qëndron një ekip njerëzish me përgjegjësi të madhe”.

Duke kritikuar diskursin aktual politik, Haradinaj tha se nga nivelet më të larta të pushtetit shpesh përdoret gjuhë fyese ndaj mediave. Sipas tij, kjo qasje dëmton demokracinë dhe besimin e qytetarëve. “Kritika ndaj mediave është e drejtë, por ajo duhet të jetë argumentuese, jo denigruese”, theksoi ai.

Kreu i AAK-së pati edhe disa fjalë për kryeministrin në detyrë/dorëheqje, Albin Kurtin.

ADVERTISEMENT

Ai shtoi se një kryeministër që sulmon median “sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik”, duke paralajmëruar për rrezikun e ndikimit negativ në lirinë e shprehjes.

Në fund, Haradinaj prezantoi qasjen e tij ndaj mediave, duke premtuar transparencë dhe bashkëpunim.

“Nuk do të ketë mbyllje dyersh dhe as shmangie nga pyetjet”, deklaroi ai, duke shtuar se përgjegjësia e politikës është të japë përgjigje dhe jo të zgjedhë pyetjet.

“Një shoqëri pa media të lirë është një shoqëri pa zë”, përfundoi Haradinaj, duke theksuar se beson në një Kosovë ku e vërteta nuk heshtet. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim

Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e LDK-së

05/05/2026, 17:58

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa...

Lajmi i fundit

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv