Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të vazhdojnë investimet për ndriçimin publik në lagje dhe fshatra.
Ai, në emisionin “Fol me Arin”, tha se qëllimi është që rrjeti i ri i ndriçimit të përfshijë edhe zonat që deri më tani kanë mbetur pa ndriçim, me theks të veçantë në zonën e Rugovës.
“Ne këtë vit kemi ndarë një buxhet të madh për rrjet të ri, kryesisht nëpër fshatra, ku kemi ende disa lagje apo fshatra të pandriçuara. Po ashtu kemi filluar të bëjmë ndriçim edhe në zonën e Rugovës, meqenëse është zonë turistike”, deklaroi mes tjerash ai.







