https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu me thirrje ndaj ndërkombëtarëve për trajtimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu me thirrje ndaj ndërkombëtarëve për trajtimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vërejtjet e CERD-it ndaj Serbisë kanë konfirmuar shqetësimet për trajtimin e shqiptarëve të Luginës nga Serbia.

Haxhiu e quajti pasivizimin e adresave atje si diskriminim dhe cenim të pranisë juridike të qytetarëve, dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta prioritizojnë këtë çështje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë e konfirmojnë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026, për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore. Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare”.

“Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit”.

ADVERTISEMENT

“Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it. Të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve. Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave”.

Poste të ngjashme

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

07/05/2026, 14:01

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin...

Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

07/05/2026, 13:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së...

Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit

Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit

07/05/2026, 13:41

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta...

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Vdekja e foshnjës në Ferizaj, Inspektorati Shëndetësor jashtë hetimeve, rasti te Prokuroria

07/05/2026, 13:30

Inspektorati Shëndetësor nuk është paraqitur të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt lidhur me rastin e vdekjes së foshnjes...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ekstradohet një person nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

07/05/2026, 13:03

Policia e Kosovës ka ekstraduar në Maqedoninë e Veriut një shtetas të këtyre të fundit, i cili kërkohej nga INTERPOL-i....

Lajmi i fundit

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

07/05/2026, 14:01
Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

07/05/2026, 13:57
Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit

Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit

07/05/2026, 13:41
Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Vdekja e foshnjës në Ferizaj, Inspektorati Shëndetësor jashtë hetimeve, rasti te Prokuroria

07/05/2026, 13:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv