https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë

Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Apelit të enjten është mbajtur seanca në rastin ku ish-zyrtari policor Argjend Kastrati është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 4 vjet burgim për aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pala e dëmtuar kërkoi t’i ashpërsohet dënimi, ndërkaq mbrojtja zbutje të dënimit.

Seanca u mbajt para kolegjit të Apelit i përbërë nga Mehmet Ndrecaj- kreytar i kolegjit, Abdullah Ahmeti- gjyqtar referues dhe Ferit Osmani-anëtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Ahmeti njoftoi se kundër vendimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar pala e dëmtuar me përfaqësueses avokatin Milot Neziraj. Ankesa u parashtrua për shkak të vendimit mbi dënimin.

Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarit Kastrati, avokatja Majlinda Sadikaj ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Themelores për të gjitha bazat ankimore, me propozimin për ndyshimin e dënimit nga Apeli.

Prokuroria e Apelit, ka propozuar aprovimin e ankesës së palës së dëmtuar, ndërsa të akuzuarit Kastrati t’i shqiptohet dënim më i lartë, si dhe të refuzohet ankesa e të akuzuarit.

Në seancë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Neziraj deklaroi se në këtë rast Themelorja ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese në raport me pasojen fatale të shkaktuara. Ai kërkoi nga Kolegji i Apelit të aprovojë ankesën dhe të akuzuarit Kastrati t’i shqiptojë dënim më të lartë.

Ndërsa, avokatja Sadikaj deklaroi se si mbrojtje mbesin pranë ankesës së ushtruar, duke theksuar se dënimi prej 4 vitesh burgim është tepër i lartë dhe nuk përkon me rrethanat e këtij rasti. Propozoi ndryshimin e vendimit të Themelores që ndaj të mbrojturit të saj të shqiptohet dënim më i butë.

Sadikaj kërkoi që edhe dënimi plotësues i kufizimit të vozitjes të ulet.

Në seancë u deklarua edhe vetë i akuzuari Kastrati, duke shprehur keqardhje dhe kërkimfalje për familejn e viktimës. Ai tha se secili dënim për të nuk ka rëndësi, duke u shprehur se dënimin ia ka dhënë vetes nga ajo ditë.

Kujtojmë se Kastrati më 1 korrik 2025 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, duke e gjykuar me 4 vjet burgim dhe dënim plotësues- “Marrja e lejes së vozitjes” për katër vjet.

Kastrati e kishte pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar për veprën penale që i vihej në barrë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, thuhet se më 1 prill 2025, i akuzuari Argjend Kastrati, nga pakujdesia shkel Ligjin mbi trafikun publik dhe shkakton vdekjen e viktimës Z.Gj. Aktakuza thotë se gjersa i pandehuri ishte duke qarkulluar me automjetin e tij në rrugën brenda vendbanimit ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, me të arritur tek vendkalimi për këmbësorë, ku kishte qenë duke e kaluar rrugën viktima nga ana e majtë e drejtimit të lëvizjes së automjetit për në anën e djathtë, me një shpejtësi lëvizjeje prej 89.31 km/h, nuk i kushton kujdes të veçantë viktimës dhe nuk i jep përparësi, por e godet me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilave viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë.

ADVERTISEMENT

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e lëndimeve, viktima Zana Gjevukaj, ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këto veprime, Kastrati akuzohej se ka kryer veprën penale ““Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, par. 9 lidhur me par. 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

07/05/2026, 15:04

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri komuna, sekuestrohen vetura, ora e celularë

07/05/2026, 15:03

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin që në mëngjesin se sotëm është zhvilluar në Prishtinë, Fushë Kosovë...

“Deri kur duhet të heshtim?” – Asamblisti i Guxo në Prizren i ashpër për zhvillimet e fundit

“Deri kur duhet të heshtim?” – Asamblisti i Guxo në Prizren i ashpër për zhvillimet e fundit

07/05/2026, 14:58

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda  kësaj liste, duke ngritur...

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

07/05/2026, 14:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në...

Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

07/05/2026, 14:26

Të martën në Rahovec është raportuar për dy kartëmonedha 500 euro fals. “Me 06.05.2026 është raportuar për dy kartëmonedha nga...

Lajmi i fundit

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

07/05/2026, 15:04
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri komuna, sekuestrohen vetura, ora e celularë

07/05/2026, 15:03
“Deri kur duhet të heshtim?” – Asamblisti i Guxo në Prizren i ashpër për zhvillimet e fundit

“Deri kur duhet të heshtim?” – Asamblisti i Guxo në Prizren i ashpër për zhvillimet e fundit

07/05/2026, 14:58
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

07/05/2026, 14:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv