Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin që në mëngjesin se sotëm është zhvilluar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Obiliq.
Si rezultat i këtij operacioni, sipas njoftimit, janë arrestuar gjashtë persona, si të dyshuar për vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, të keqpërdorimit të informatës zyrtare, të mashtrimit, të legalizimit të përmbajtjes së rreme, të marrjes e dhënies së ryshfetit, të marrjës së deklaratave me anë të shtrëngimit, si dhe për shkelj të fshehtësisë së procedurës.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B dhe janë ndaluar për 48 orë.
“Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-1000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedure penale.”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve. /Klankosova.tv







