Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se mbledhja e sotme e Këshillit të Përgjithshëm të partisë është një ditë e rëndësishme për LDK-në, para nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Para fillimit të mbledhjes, Abdixhiku u shpreh shkurt se partia do të jetë e bashkuar në procesin zgjedhor.
“Ditë shumë e madhe për LDK-në, gjithë do t’i bëjmë bashkë”, tha Abdixhiku.






