https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku: Ata që nuk e duan bashkimin në LDK, nuk e duan as vetë LDK-në

Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se të gjithë anëtarët e partisë do të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LDK-së, dhe shtoi se kushdo që është kundër bashkimit në parti, sipas tij, është kundër vetë LDK-së.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku u pyet për mungesën e anëtarëve Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, që e kishin kundërshtuar rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në parti, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova.

“Ata janë pjesë e listës garuese tonën, do të vazhdojnë angazhimin në procesion. Jo në të gjitha takimet mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK-së, por ata janë pjesë e listës së LDK-së. Po nuk mund të jesh edhe pjesë e listës edhe të jesh kundër. A po më kuptoni? Nuk ka logjikë. Në qoftë se je kundër dikujt, del përballë, jo bashkë. Pra jemi bashkë”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, ata që nuk e duan bashkimin nuk e duan as subjektin.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Besoj që do ta ndiejnë se kur t’je në listë të LDK-së, kur të prijë Vjosa dhe kur e ke Vjosën për kandidate për Presidente dhe e ke kryetarin e partisë tënde për kandidat për Kryeministër, do të angazhohesh me të gjithë për sa më shumë unitet e për bashkim”.

“Ju kisha lutë, ju kisha lutë mos krijoni tema të paqena, se nuk ekzistojnë. Po bëhemi bashkë të gjithë. Po bëhemi bashkë të gjithë, kjo është momentumi, kjo është rëndësia e madhe e LDK-së. Kur jemi bashkë në një listë, punojmë për LDK-në e më pas edhe ndërtojmë të ardhmen të ardhmen të mirë. Ata që nuk e duan bashkimin, për besë, për besë, ata që nuk e duan bashkimin në LDK, nuk e duan as vetë LDK-në. Thjesht kundër bashkimit, vetvetiu je kundër qëllimeve të vetëekzistencës së LDK-së. Fundja, emri ynë është Lidhje Demokratike, dhe si të tillë po bëhemi bashkë”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Abdixhiku po ashtu tha se të gjithë do të jenë pjesë e listës së përbashkët të LDK-së dhe paralajmëroi marrëveshje edhe me parti jo-parlamentare.

“Po flas për listë, të gjithë do të jenë pjesë e e listës përbashkët së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe do të jenë në renditje proporcionale sa i përket numrit të përgjithshëm të anëtarev. Po bëjmë përpjekje, kemi dhe takime të tjera dhe në këtë përpjekjen tonë do të ketë dhe marrëveshje me parti jo-parlamentare, që s’kanë pjesëmarrje parlamentare, për të qenë pjesë e një përbashkimi të djathtë. Na jepni dy-tre ditë kohë”, tha ai.

Poste të ngjashme

Operacion i gjerë bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Operacion i gjerë bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

09/05/2026, 15:21

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të...

Hoti i bën thirrje Qeverisë t’u ndajë para familjeve që u prekën nga vërshimet

Hoti: LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

09/05/2026, 14:30

Avdullah Hoti është deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale pasi nuk ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes...

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Të dyshuarve për vepra penale iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale

09/05/2026, 14:22

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.S.,...

Maqedonci tha se Franca s’ka fabrikë municioni, reagon Çitaku: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

Çitaku publikon komentet fyese ndaj saj: Këtë gjuhë linçuese e ka instaluar VV-ja

09/05/2026, 13:49

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një grumbull komentet në Facebook ku i janë  drejtuar një sërë fyerjesh. Çitaku...

Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh

Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh

09/05/2026, 13:45

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj  ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir...

Lajmi i fundit

Operacion i gjerë bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Operacion i gjerë bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

09/05/2026, 15:21
Hoti i bën thirrje Qeverisë t’u ndajë para familjeve që u prekën nga vërshimet

Hoti: LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

09/05/2026, 14:30
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Të dyshuarve për vepra penale iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale

09/05/2026, 14:22
Maqedonci tha se Franca s’ka fabrikë municioni, reagon Çitaku: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

Çitaku publikon komentet fyese ndaj saj: Këtë gjuhë linçuese e ka instaluar VV-ja

09/05/2026, 13:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv