Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është përmbyllur një nga proceset më të rëndësishme të partisë, ai i bashkimit.
Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, anëtarët e këshillit me votë i kanë dhënë mbështetje propozimit të kryesisë për këtë bashkim politik, ku Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa ai vetë kandidat për kryeministër, së bashku me 110 kandidatë.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e përgjithshme të LDK-së, me të cilën përmbyllëm një ndër proceset më të rëndësishme tona, atë të bashkimit. Anëtarët tanë me votë i dhanë mbështetje propozimit tim dhe të kryesisë për bashkim. Kemi punuar fort për këtë bashkim”, u shpreh ai.






