Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka hequr nga postimet e saj edhe statujën e Ibrahim Rugovës, që ndohej në ambientet e Zyrës së Presidencës së Kosovës.
Një veprim të tillë, Haxhiu e ka bërë, pasi që me të marrë pozitën e ushtureses së detyrës së presidentes, e kishte hequr flamurin dardan.
Megjithëse, nga kabineti i saj kanë deklaruar se nuk kanë hequr asgjë nga Zyra e Presidencës, nga pamjet dhe postimet e Haxhiut, vërehet se edhe flamuri dardan, por tash edhe statuja e Rugovës, nuk shihen as në fotografitë e as videot e realizuara së fundmi nga vet ajo.
Edhe flamurin dardan, por edhe statujën e Rugovës e kishte vendosur Vjosa Osmani, përgjatyë pesë viteve të saj në krye të Presidencës së Kosovës. /Klankosova.tv







