https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se vendimi për të mos hyrë në garë ka ardhur pas reflektimit mbi zhvillimet e fundit politike në Prizren, duke theksuar se proceset pas zgjedhjeve të fundit kanë lënë zhgënjim dhe pikëpyetje mbi drejtësinë e tyre.

“Ka momente në jetë dhe në politikë kur vendimet më të vështira janë edhe ato që kërkojnë më shumë përgjegjësi. Sot dua t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem kandidat për deputet. Ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të fundit në Prizren ka lënë zhgënjim te shumë prej nesh. Ishte e rëndë të shihje se si mundi, besimi dhe angazhimi i aq shumë njerëzve u vendosën në pikëpyetje nga një proces që nuk u ndje i drejtë. Dhe kjo, padyshim, ka lënë gjurmë edhe tek unë personalisht. Për mua politika nuk ka qenë kurrë thjesht pozitë apo ambicie personale. Ka qenë marrëdhënie me njerëzit, besim i ndërsjellë dhe përgjegjësi ndaj secilit që më ka mbështetur në këtë rrugëtim. Prandaj, në këtë moment kam ndjerë se vendimi më i drejtë është të bëj një hap pas nga gara, por jo nga angazhimi”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, Gashi ka theksuar se nuk po tërhiqet nga angazhimi politik, por vetëm nga gara për deputet. Ai tha se do të vazhdojë të kontribuojë në mbështetje të kandidatëve të PDK-së, aktivistëve dhe qytetarëve.

ADVERTISEMENT

“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën. Nuk e fsheh që kjo periudhë ka qenë emocionalisht e rëndë. Megjithatë, mbështetja, besimi dhe mesazhet tuaja më kanë dhënë forcë për të vazhduar përpara me të njëjtin përkushtim. Edhe pse nuk do të jem kandidat, angazhimi im do të vazhdojë me të njëjtin intensitet. Do të jem pranë kandidatëve tanë, pranë aktivistëve dhe pranë çdo qytetari që beson se Prizreni dhe Kosova meritojnë më shumë drejtësi, më shumë dinjitet dhe më shumë shpresë”.

“Përkushtimi im për Prizrenin, për Kosovën dhe për PDK mbetet i palëkundur. Sepse ky rrugëtim nuk ka qenë kurrë vetëm i imi, ka qenë i yni. Dhe pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfundon këtu.”, shkroi Gashi./Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv