Dy medalje, një e artë dhe një e bronztë është bilanci i suksesit të xhudistëve të rinj kosovarë në Kampionatin Ballkanik U18, të mbajtur në Budva.
Milot Gashi, bursist i KOK-ut si shpresë olimpike, fitoi të artën të shtunën pas tri fitoreve, ndërsa një ditë më vonë Elvira Ukaj u stolis me të bronztën, transmeton Klankosova.tv.
Siç njofton KOK, afër medaljes ishin edhe xhudistë tjerë.







