Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë ka kompletuar të sajën.
Derisa bëri bujë lënia e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë, emrat e përfshirë në të janë po ashtu karakteristikë, raporton IndeksOnline.
Burime të IndeksOnline pohojnë se listës së 110 kandidatëve të LDK-së do t’i prijnë këta emra:
- Vjosa Osmani;
- Lumir Abdixhiku;
- Kujtim Shala;
- Doarsa Kica-Xhelili;
- Lutfi Haziri;
- Jehona Lushaku-Sadriu;
- Albena Reshiti;
- Ukë Rugova;
- Jeta Statovci;
- Anton Quni.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor./IndeksOnline/






