https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kongresisti Self kërkon me ngulm që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kongresisti Self kërkon me ngulm që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kongresisti amerikan, Keith Self, gjatë një seance të djeshme dëgjimore në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, dha dy deklarata të fuqishme, duke riafirmuar rëndësinë strategjike të Kosovës për NATO-n, stabilitetin rajonal dhe interesat kombëtare të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Si kryetar i Nënkomisionit për Evropën, kongresisti Self e përshkroi Kosovën si “një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë evropianë të Shteteve të Bashkuara”, duke paralajmëruar se refuzimi i vazhdueshëm i disa anëtarëve të NATO-s për ta njohur Kosovën “minon stabilitetin afatgjatë në Ballkan dhe forcon ndikimin e kundërshtarëve si Rusia”.

“Unë kryesoj nënkomitetin për Evropën të këtij komiteti, dhe kemi paqëndrueshmëri në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë arsye ofroj këtë amendament. Përderisa ekzistojnë përpjekje të përbashkëta të fuqishme ushtarake mes ShBA-së dhe Greqisë, ata mbesin në listën e ngushtë të katër aleatëve të NATO-s që refuzojnë njohjen e sovranitetit të Kosovës”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Këto vende partnere të NATO-s i janë bashkuar Kinës, Rusisë e Serbisë në refuzimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës. Partnerë të afërt që edhe kundërshtarët tanë refuzojnë njohjen sepse e dinë që Kosova është qenësore për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i Rusisë në Ballkan është i njohur, dhe po rritet”, tha Self.

Duke iu referuar rolit të tij në planifikimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 kundër spastrimit etnik serb, Self theksoi se Kosova ka dëshmuar përkushtim të qartë ndaj demokracisë, sigurisë rajonale dhe bashkëjetesës multietnike, duke paraqitur një argument të fortë për anëtarësim në NATO.

“Mund të ju them se Kosova është qartësisht një prej partnerëve më të afërt dhe më besnikë evropianë të ShBA-së. Të gjitha këto validojnë një rast bindës për anëtarësim në NATO dhe stabilitet në Ballkan. Dhe përderisa Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia refuzojnë njohjen e aleatit tonë ballkanik, nuk do të ketë rrugë të anëtarësimit të aspiruar të Kosovës në NATO”, tha kongresisti amerikan.

“Kosova ka demonstruar përkushtim të qartë të stabilitetit rajonal dhe linjëzim strategjik me NATO-n. Duke i shtuar ata në Aleancë, Kosova do të shërbejë si kundërshpeshë e domosdoshme për të penguar kundërshtarët tanë dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan siç ka ndodhur në të kaluarën. Përderisa vlerësoj kontributet e sotme të Greqisë në KFOR, stabiliteti i vërtetë në Ballkan do të rritej nëse Kosova do të pranohej në NATO. Greqia është një prej atyre vendeve që po e pengon stabilitetin në Ballkan. Kërkoj me ngulm nga kolegët e mi që të votojnë pro këtij amendamenti që ta nxisin Greqinë që ta rishqyrtoj qëndrimin e saj që të mund të sigurohemi që Kosova ka rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit në NATO, rrjedhimisht që stabiliteti në Ballkan të mos i kthehet të kaluarës”, ka thënë Self në seancë.

Në një fjalim tjetër të veçantë në nderim të Eliot Engel, kongresisti Self deklaroi se Engel mbetet “një hero në Kosovë” dhe argumentoi se ai e kuptonte rolin kritik të Kosovës si “shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Ai gjithashtu vuri në pah kontradiktën mes lavdërimit të aleatëve më të fortë të Kosovës në Uashington dhe mungesës së mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik dhe sigurinë afatgjatë të Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

E aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari, ka falënderuar kongresistin Keith Self për mbështetjen e tij të fuqishme për Kosovën dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO, “si rruga më e sigurt për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

“Populli i Kosovës është me fat që ka miq si Kongresisti Self në Kongresin amerikan – një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në Washington”.

“Kosova ka një mundësi historike. Me Amerikën në krah, anëtarësimi në NATO mund të arrihet. Dhe brenda pak muajsh, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të mbajë emrin e Kongresistit Eliot Engel. Udhëheqësit në Kosovë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik për ta çuar vendin përpara”, u shpreh Bajraktari në një postim në Facebook. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Lajmi i fundit

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv