https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.

Sipas reagimit të sindikatës në Facvebook, vendimi i Prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pasi lidhet me grevën 10-ditore të minatorëve të zhvilluar në tetor të vitit 2023.

Në reagim thuhet se kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi, bashkë me pjesëtarë të kryesisë dhe gjashtë minatorë, ishin përballur me kallëzim penal nga menaxhmenti i kaluar, por se Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

“Reagimi i punëtorëve dhe kryetarit të kësaj sindikate ka qenë me pasoja të drejtpërdrejta ndaj tyre dhe cenim të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës dhe jo një veprim me karakter penal nga ana e tyre”, citohet të ketë konstatuar Prokuroria në vendim, sipas sindikatës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, sipas reagimit, Prokuroria ka vlerësuar se “me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale”.

“Me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale.Pra, drejtësia foli qartë. Kjo është fitore e sindikalizmit, fitore e minatorëve dhe fitore e së drejtës për të ngritur zërin kundër padrejtësisë. Askush nuk mund ta kriminalizojë protestën sindikale. Askush nuk mund ta frikësojë minatorin. Askush nuk mund ta shuajë zërin e punëtorit. Ne do të vazhdojmë të reagojmë sa herë cenohen kushtet e punës, dinjiteti dhe të drejtat e minatorëve. Mund të provojnë të na largojnë nga puna, mund të provojnë të bëjnë presione, por nuk do të arrijnë kurrë ta thyejnë shpirtin luftarak të minatorit. Minatorët nuk janë dorëzuar as në kohët më të vështira, as përballë okupatorëve, e aq më pak do të dorëzohen sot përballë atyre që mendojnë se pushteti i përkohshëm i bën të paprekshëm”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi ndaj atyre që, sipas saj, kanë ngritur kallëzime të rreme dhe kanë tentuar t’i frikësojnë apo njollosin përfaqësuesit sindikalë.

Ndaj atyre që ndërtuan kallëzime të rreme, që tentuan të na njollosin dhe të na frikësojnë, u themi qartë: do të përballeni me përgjegjësi për shpifjet dhe kallëzimet e rreme. Sindikatën e Minatorëve nuk e ndal askush. Ne jemi zëri i minatorit. Ne jemi mbrojtësit e dinjitetit të punëtorit”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Përurimi i bustit të Halil Alidemaj, Osmani: Nderim për përkushtimin e tij për lirinë e vendit

Përurimi i bustit të Halil Alidemaj, Osmani: Nderim për përkushtimin e tij për lirinë e vendit

21/05/2026, 13:40

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka qëndruar të martën në Pozharan. Përmes një postimi në Facebook,...

Vjosa ia merr vëmendjen Albinit – Zbulohet padia e Sami Lushtakut për Albin Kurtin

Vjosa ia merr vëmendjen Albinit – Zbulohet padia e Sami Lushtakut për Albin Kurtin

21/05/2026, 13:32

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se ka ushtruar padi ndaj kryeministrit në detyre të Kosovës, Albin Kurti pas...

Osmani e qartë: Kurti i ka dy zgjidhje, një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje

Osmani e qartë: Kurti i ka dy zgjidhje, një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje

21/05/2026, 13:04

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila është kandidate e LDK-së për këtë post, i është kundërpërgjigjur kryeministri në detyrë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

21/05/2026, 13:02

Një person është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri. Lajmin për Klankosova.tv...

Shënohet 27-vjetori i Masakrës së Stagovës, përkujtohen 13 martirët dhe dëshmori Agim Bajrami

Shënohet 27-vjetori i Masakrës së Stagovës, përkujtohen 13 martirët dhe dëshmori Agim Bajrami

21/05/2026, 13:01

Sot është shënuar 27-vjetori i Masakrës së Stagovës në Kaçanik, një ndër ngjarjet tragjike të luftës në Kosovë, ku u...

Lajmi i fundit

Përurimi i bustit të Halil Alidemaj, Osmani: Nderim për përkushtimin e tij për lirinë e vendit

Përurimi i bustit të Halil Alidemaj, Osmani: Nderim për përkushtimin e tij për lirinë e vendit

21/05/2026, 13:40
Vjosa ia merr vëmendjen Albinit – Zbulohet padia e Sami Lushtakut për Albin Kurtin

Vjosa ia merr vëmendjen Albinit – Zbulohet padia e Sami Lushtakut për Albin Kurtin

21/05/2026, 13:32
Osmani e qartë: Kurti i ka dy zgjidhje, një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje

Osmani e qartë: Kurti i ka dy zgjidhje, një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje

21/05/2026, 13:04
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

21/05/2026, 13:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv