Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para zyrës qendrore të VV-së në Prishtinë.
Para gazetarëve, Molliqaj tha se beteja e PSD-së për opozitë, jo për pazare, i dha efektet e para, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi sipas tij, VV me polici i bllokoi hyrjen të njëjtit në zyrën qendrore të partisë në pushtet.
“Vetëvendosja i tutet veç Partisë Socialdemokrate. Qysh e pat, edhe zyrtarët brenda u dridhshin”, tha ai.







