Bashkëshortja e Alush Gashit, Iliriana Gashi në mbledhjen komemorative ka thënë se është e vështirë për të që të flasë pas gjithë fjalëve që u thanë për bashkëshortin e saj.
Ajo, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në mbledhjen komemorative duke shtuar se ne jetën e tyre ka pas shumë sfida.
“Është shumë e vështirë me fol tash pas gjithë këtyre fjalëve të bukura. Kisha dashtë me ju falenderu të gjtihëve në emër të familjes që keni ardhë me nderu Alushin dhe em na nderu neve. Du me i falenderu shumë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre ditëve pas lajmit të kobshëm të cilin e morëm që na kan nejt afër në mënyra të ndryshme, me qindar pastime të bukura, mesazhe të bukura, telefonata që janë munduar me e nda dhimbjen me ne dhe me na lehtësu”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.
“Falemnderit shokët e Alushit. Po du me i falenderu më së shumti ata të cilët Alushit i kanë ndejt afër në kohëra të vështira. Si u tha deri tash në jetën tonë ka pas shumë sfida, kemi jetuar në kohë sfiduese. Ai nuk është kursyer por ka kaluar nëpër gjëra të vështira”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.







