https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave e po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave e po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar, siç thonë ata, ndaj neglizhencës së Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Tatimit në Pronë lidhur me mosfunksionimin e plotë të sistemit të ri të tatimit në pronë, i lansuar që nga gushti i vitit 2025.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Është e papranueshme që edhe pas 9 muajsh, sipas AKK-së, që komunat vazhdojnë të përballen me një sistem jofunksional, pa afate konkrete dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale nga ana e nivelit qendror.

“Si pasojë direkte e kësaj neglizhence, komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake; qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba;  janë bllokuar procedurat e rillogaritjes dhe regjistrimit të pagesave, parapagimet nuk shfaqen saktë në sistem, është cenuar seriozisht besueshmëria institucionale ndaj komunave”, thuhet në reagimin e Asocacionit, transmeton Klankosova.tv.

AKK thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme të komunave për sqarime dhe ndërhyrje urgjente, Ministria ka zgjedhur heshtjen dhe neglizhencën, duke lënë komunat dhe qytetarët të përballen vetë me pasojat e këtij dështimi.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Njëherësh, AKK konsideron se kjo situatë nuk është më vetëm problem teknik, por, sipas tyre, dështim serioz institucional që po dëmton rëndë financat komunale dhe funksionimin normal të administratës lokale.

“Kërkojmë urgjentisht, funksionalizimin e plotë të sistemit, raport transparent publik mbi problemet dhe përgjegjësit, eliminimin e penaliteteve të padrejta ndaj qytetarëve, kompensimin e dëmeve financiare që komunat po pësojnë si pasojë e kësaj neglizhence. Komunat nuk mund të mbajnë barrën e paaftësisë dhe mosveprimit të institucioneve qendrore”, thotë ky asocacion.

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv