Në një reagim publik, Hyseni ka deklaruar se personat e porositur dhe të orkestruar nuk mund ta prishin traditën llapjane dhe takimet me qytetarët.
“Ata që vijnë me porosi nga zyra e të ashtuquajturit kryetar, do ta marrin përgjigjen që meritojnë”, ka thënë ai.
Sipas Hysenit, qytetarët e Llapit e njohin mirë të kaluarën dhe sjelljet e atyre që, sipas tij, kanë fyer viktimat e luftës, kanë mohuar sakrificën e llapjanëve dhe kanë nxitur provokime të qëllimshme.
Në fund, ai ka theksuar se qytetarët llapjan i njohin mirë të gjithë akterët politikë dhe nuk mashtrohen lehtë.







