Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Xhelal Sveçla dhe Gazmend Hoxha, kanë inauguruar sot nënstacionin policor në fshatin Orllan.
Objekti, i cili ka qenë në pronësi të Komunës së Podujevës, i është dhënë në shfrytëzim Policia e Kosovës për ngritjen e kapaciteteve operative dhe forcimin e sigurisë në këtë pjesë të komunës.
Me këtë investim synohet përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policorë, rritja e pranisë së policisë në terren dhe ofrimi i shërbimeve më efikase për qytetarët.
Kryetari Bulliqi theksoi se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe të krijojë kushte sa më të mira për funksionimin e saj, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.







