Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Podujevës.
Indeksonline mëson se një veturë ka goditur një trotinet elektrik të cilin ishte duke e vozitur një fëmijë.

Më tutje siç merr vesh Indeksonline, fëmija tashmë është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e rendit./Indeksonline/







