https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbi 100 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës, qytetarët ftohen të raportojnë parregullsitë

Mbi 100 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës, qytetarët ftohen të raportojnë parregullsitë
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar sot në mbarë territorin e Kosovës për të mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, prokurorët dhe stafi mbështetës do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie që mund të paraqitet gjatë ditës së votimit.

“Prokurorët janë të vendosur në zyrat e prokurorive themelore në qytetet ku këto institucione kanë objekte, ndërsa në zonat ku nuk ka objekte të prokurorisë, ata do të operojnë nga stacionet policore në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, po mbikëqyr zbatimin e detyrave të koordinatorëve rajonalë, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit të caktuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave që të raportojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se po keqpërdoret apo manipulohet vota.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Sipas Prokurorit të Shtetit, çdo informacion lidhur me parregullsi eventuale në procesin zgjedhor do të trajtohet në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

Poste të ngjashme

FSK hap dyert për qytetarët, organizohet “Dita e Forcës”

FSK hap dyert për qytetarët, organizohet “Dita e Forcës”

27/11/2026, 8:20

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast kazermat e saj do...

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

26/11/2026, 22:22

Ish-deputetja, Doruntina Maloku, vajza e gazetarit të vrarë Enver Maloku, ka thënë se është ende herët të vlerësohet nëse familjarët...

PODUJEVËS I SHTOHEN AUTOMJETET E REJA PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE!

PODUJEVËS I SHTOHEN AUTOMJETET E REJA PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE!

26/11/2026, 17:14

  Katër kamionë për grumbullimin e mbeturinave dhe një kamionetë kanë arritur sot, ndërsa në ditët në vijim pritet të...

Tre të arrestuar për krim të organizuar, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri në aksionin ku mori pjesë edhe AKI-ja

Tre të arrestuar për krim të organizuar, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri në aksionin ku mori pjesë edhe AKI-ja

26/11/2026, 10:22

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, ka marrë pjesë në një...

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia

26/11/2026, 7:56

Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10....

Lajmi i fundit

FSK hap dyert për qytetarët, organizohet “Dita e Forcës”

FSK hap dyert për qytetarët, organizohet “Dita e Forcës”

27/11/2026, 8:20
Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

26/11/2026, 22:22
PODUJEVËS I SHTOHEN AUTOMJETET E REJA PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE!

PODUJEVËS I SHTOHEN AUTOMJETET E REJA PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE!

26/11/2026, 17:14
Tre të arrestuar për krim të organizuar, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri në aksionin ku mori pjesë edhe AKI-ja

Tre të arrestuar për krim të organizuar, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri në aksionin ku mori pjesë edhe AKI-ja

26/11/2026, 10:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv