Vrasja e 18-vjeçarit në Gjakovë, policia jep detaje nga rasti i rëndë
07.06.2026 22:53

Një rast i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vrarë.
Rasti i rëndë u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila për Klankosova.tv tha se gjithçka nisi nga një përleshje fizike.
Ajo shtoi se si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, kurse njëri nga të lënduarit ka humbur jetën pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Krasniqi shtoi se njëri nga të lënduarit është edhe personi i dyshuar.








