https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e cila mund të zgjasë deri më datën 07.07.2026, për shkak të dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale, “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas komunikatës për media, bëhet e ditur se i pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i ai.

“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:“Me datë 07 qershor, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirët ë vullnetit të qytetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyerjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet”.Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pretendimet e palëve gjatë seancës dëgjimore, si dhe nga shkresat e lëndës dhe provat materiale, ka gjetur se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar.Gjyqtarja e procedurës paraprake, është e mendimit se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë paraprake, dhe procedura do të mund të zhvillohet pa pengesa edhe me masën e arrestit shtëpiak.

ADVERTISEMENT

“Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe rrethanat konkrete, Gjykata e vlerësoj masën e paraburgimit si të rëndë, në anën tjetër me masën e arrestit shtëpiak, do të sigurohet zhvillimi i pa penguar i procedurës hetimore, pasi që edhe me këtë masë liria e lëvizjes dhe e qarkullimit i të pandehurit do të jetë i kufizuar, dhe kontakti i vetëm që i njëjti mund të ketë është me anëtarët e familjes dhe të cilët jeton.

E për më tepër, në rast se i pandehuri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak atëherë Gjykata do ta zëvendëson këtë masë me masën e paraburgimit”, bëhet e ditur në njoftim.Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.

Poste të ngjashme

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

09/06/2026, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të...

Lajmi i fundit

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv