Të dielën rreth orës 15:52, në Podujevë është raportuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 42 ari toke të mbjellë me grurë.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e djegies së disa mbeturinave në afërsi të arës së mbjellë, çka mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve në kulturën bujqësore.
Me konsultim të prokurorit kompetent, është iniciuar rast dhe rasti po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe përgjegjësinë e mundshme./Arbresh.info










