Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka humb jetën pasi ra nga një objekt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se rasti është raportuar të këtë ndodhur rreth orës 14:00.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Pllana.
Ai shtoi se Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit.”, tha Pllana.







