https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrustemi: I kemi votat për Qeverinë, opozita të heqë dorë nga bllokadat

Rrustemi: I kemi votat për Qeverinë, opozita të heqë dorë nga bllokadat
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka deklaruar se pret që bisedimet ndërmjet partive politike të rezultojnë me një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, duke i bërë thirrje partive të ish opozitës të heqë dorë nga, siç e quajti ai, “qasja bllokuese e 18 muajve të fundit”.

Rrustemi për KosovaPress tha se LVV-ja, së bashku me partnerët e koalicionit të deritanishëm Guxo dhe Alternativa si dhe deputetët e komuniteteve joserbe, i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa shtoi se zgjerimi i shumicës do të varet nga gatishmëria e partive të tjera.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne jemi optimistë se do të kemi një zgjidhje dhe do të ecim përpara. Megjithatë, vetë takimet do ta japin rezultatin, por duhet të kujtojmë se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishim takime, por jo konkretizim të bashkëpunimit, pasi kishim një pozicionim të qartë të opozitës për ta dërguar vendin në zgjedhje. Uroj që opozita të heqë dorë nga qasja 18-muajshe e destruktivitetit dhe bllokimit të institucioneve. Nëse kanë hequr dorë, natyrisht se jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje. Duhet të ketë një minimum vullneti te opozita që maksimumi i gatishmërisë sonë, që është i pranishëm, do të mundësojë një marrëveshje”, theksoi ai.

Sipas tij, ditët deri në seancën konstituive duhet të shfrytëzohen maksimalisht për të arritur një dakordim politik, duke kujtuar se ekziston edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.

“Është mirë që t’i jepet kohë e mjaftueshme diskutimeve të drejtuesve të partive politike, me shpresë se do të ketë vullnet dhe qasje konstruktive për t’i krijuar institucionet. Megjithatë, siç e thashë, është edhe afati tjetër prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Sido që të jetë, këto ditë në dispozicion deri te seanca konstituive është mirë që të shfrytëzohen maksimalisht për të pasuar konstituimin e të gjitha institucioneve”, shton ai.

Ai shtoi se modalitetet e bashkëpunimit për krijimin e institucioneve të reja do të përcaktohen në takimet ndërmjet partive politike, ndërsa theksoi se zgjerimi i mazhorancës varet nga gatishmëria e të gjitha palëve.

“LVV-ja, bashkë me partnerët që kanë qenë në koalicion edhe herën e kaluar dhe deputetët e komuniteteve joserbe, i kemi votat e mjaftueshme për ta konstituar Kuvendin dhe zgjedhur Qeverinë. Nga këto takime do të përcaktohen modalitetet eventuale të bashkëpunimit, por kjo varet edhe nga gatishmëria e palëve të tjera dhe gatishmëria e LVV-së për ta zgjeruar mazhorancën. Mbi të gjitha, këto janë dy çështje dhe nuk është procesi i njëjtë. Mund të ndërlidhen nëse ka vullnet, por nuk duhet të shihet si proces i njëjtë çështja e presidentit me Qeverinë. Mund të mos jesh pjesë e Qeverisë, por duhet të jesh konstruktiv për çështjen e presidentit”, tha ai.

https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Duke folur për vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar negociatat për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti, ai tha se iniciativat për shkarkimin e Abdixhikut janë çështje të brendshme të partisë, ndërsa shtoi se LVV-ja vazhdon komunikimin me lidershipin aktual.

“Këto janë procese që nuk janë të ndërlidhura, por paralele. Proceset e brendshme të LDK-së janë punë e tyre dhe afatet për krijimin e institucioneve janë strikte. Aktualisht LDK-ja ka këtë lidership dhe për ne komunikimi do të bëhet me drejtuesit legalë dhe legjitimë. Nëse ndryshon diçka ndërkohë, ajo është çështje tjetër. Aktualisht komunikimi bëhet me zotërinë Abdixhiku. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga ky plan”, përfundoi ai.

ADVERTISEMENT

Përndryshe, tanimë dihet se LDK ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje në një periudhë të tensionuar për LDK-në, e cila po përballet me debate të brendshme rreth qëndrimit politik të partisë dhe mënyrës së veprimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Më 15 korrik u dorëzuan rreth 150 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për thirrjen e Kuvendit të kësaj partie për votëbesimin ndaj Abdixhikut. Në arsyetimin e shkresës së LDK-së ishin edhe, siç thuhet, rezultatet e dobëta në tri palë zgjedhjet e fundit të kësaj partie.

Krahas këtij procesi në LDK, lideri i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, më 10 korrik është takuar ndaras me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja. Ani pse nuk pati ndonjë marrëveshje, sipas Kurtit, takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këto takime erdhën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse. /KosovaPress/

Poste të ngjashme

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

24/11/2026, 12:00

  Është e dhimbshme dhe e papranueshme kur pikërisht gazetarë, të cilët vetë kanë përjetuar sulme për shkak të fjalës...

Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-shë”

24/11/2026, 11:10

Djali i Xhemail Mustafës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të...

Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

24/11/2026, 9:20

Nëntë dyer të thyera, dy sefe të zbrazura dhe plot 275 mijë e 300 euro të vjedhura. Ky është bilanci...

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17

  Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës...

22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të LDK-së dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës

23/11/2026, 8:02

Më 23 nëntor 2026 shënohen 26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës...

Lajmi i fundit

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

24/11/2026, 12:00
Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-shë”

24/11/2026, 11:10
Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

24/11/2026, 9:20
Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv