https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrëfimi i pasagjerit serb pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

Rrëfimi i pasagjerit serb pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Lubisha Karoviq, 61 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën dramatike që përjetoi pasi u thith pjesërisht nga dritarja e një avioni të Ryanair gjatë një fluturimi nga Greqia drejt Gjermanisë.

Ai mbijetoi falë rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes së pasagjerëve, ndërsa hetimet për shkaqet e incidentit vijojnë.

Në një intervistë për “The Guardian”, sipërmarrësi serb tha se kujtimi më i fortë që e përndjek është zhurma e shpërthimit që parapriu thyerjen e dritares së avionit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Shpërthimi është ajo që mbaj mend. Është zhurma para kaosit, zhurma që më rikthehet sa herë mbyll sytë për të fjetur“, u shpreh ai.

Karoviq ndodhej në vendin 11F pranë dritares, kur kabina humbi presionin dhe ai u tërhoq pjesërisht jashtë avionit, i cili fluturonte në rreth 15 mijë këmbë lartësi me një shpejtësi mbi 600 kilometra në orë. Ai humbi ndjenjat dhe pësoi lëndime në kokë, qafë, krah dhe gjoks, por arriti të mbijetojë.

“Jam me fat. Ende kam dhimbje në kokë dhe qafë, por jam gjallë. Ndoshta më shpëtoi rripi i sigurimit, ndoshta ishte fati. Unë besoj në Zot dhe e falënderoj çdo ditë”, tha ai.

Sipas bashkëshortes së tij, Svetlana Karoviq, pasagjerët reaguan menjëherë për ta mbajtur në vend, ndërsa një pasagjer, që ajo beson se ishte shqiptar, luajti rol vendimtar duke ndihmuar ta tërhiqnin brenda dhe duke bllokuar dritaren e dëmtuar me një valixhe.

“Një burrë, mendoj se ishte shqiptar, ishte i jashtëzakonshëm. Bëri gjithçka për ta futur përsëri brenda. Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës”, tha ajo.

Avokati i Karoviqit, Vasilis Tsiaras, pretendon se ndihma kryesore u dha nga pasagjerët dhe jo nga ekuipazhi i kabinës, duke akuzuar stafin se mbeti në gjendje shoku gjatë incidentit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Nga ana tjetër, Ryanair i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë gjatë uljes emergjente. Sipas kompanisë, pasi avioni zbriti në një lartësi të sigurt, stafi ndihmoi pasagjerin, e zhvendosi pranë bashkëshortes dhe siguroi asistencë mjekësore deri në uljen e avionit në Selanik.

Karoviq, i cili u lirua nga spitali pak ditë më parë, thotë se rikuperimi do të jetë i gjatë dhe se mjekët e kanë këshilluar të mbajë mbështetëse për qafën për të paktën gjashtë javë. Ai nuk e fsheh se përjetimi e ka bërë të frikësohet nga udhëtimet me avion.

Poste të ngjashme

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Policia jep detaje për aksionin e sotëm, tri gra në mesin e të arrestuarve

22/07/2026, 21:58

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacion kontrollin e realizuar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe...

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

22/07/2026, 20:23

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 25 për qind të një shume monetare të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në...

Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shqipëri

Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shqipëri

22/07/2026, 20:15

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe...

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Komoran, dy në gjendje të rëndë

Dy të lënduar në një aksident trafiku

22/07/2026, 20:05

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Beteja e...

Forcohet mbikëqyrja e tregut, Kusari-Lila paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve

Forcohet mbikëqyrja e tregut, Kusari-Lila paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve

22/07/2026, 12:39

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se mbrojtja e konsumatorëve dhe...

Lajmi i fundit

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Policia jep detaje për aksionin e sotëm, tri gra në mesin e të arrestuarve

22/07/2026, 21:58
Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

22/07/2026, 20:23
Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shqipëri

Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shqipëri

22/07/2026, 20:15
Rrëfimi i pasagjerit serb pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

Rrëfimi i pasagjerit serb pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

22/07/2026, 20:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv