Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, përkatësisht në Klinë, ku një tren është detyruar të ndalet pasi telat e rrymës kanë rënë mbi të.
Në fotografitë e mëposhtme shihet se telat kanë rënë sipër trenit, duke bërë që ai të ndalojë për arsye sigurie.
Shkaqet e rënies së telave mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen pas hetimeve nga autoritetet kompetente.







