Komuna e Podujevës ka bërë një hap të rëndësishëm në modernizimin e sektorit të shëndetësisë. Sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe platformës E-Shneta, i përfaqësuar nga drejtori i saj, Fidan Kalaja, për digjitalizimin e menaxhimit të barnave esenciale në institucionet publike shëndetësore. Ky sistem do të mundësojë monitorim më efikas të barnave, rritje të transparencës në menaxhimin e tyre dhe informim më të shpejtë për qytetarët lidhur me disponueshmërinë e barnave në qendrat shëndetësore. Me këtë hap, Podujeva vazhdon rrugën drejt modernizimit të shërbimeve publike, duke synuar përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve më të avancuara për qytetarët
Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt
Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të...







