https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar raportin me listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportit, për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999 janë dokumentuar gjithsej 12,230 viktima të luftës në Kosovë.

Kurti theksoi se në mesin e viktimave janë 1,047 fëmijë të vrarë, 94 fëmijë që vdiqën si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa 100 fëmijë vazhdojnë të jenë të zhdukur me dhunë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se vrasja e mbi një mijë fëmijëve nuk është vetëm një statistikë tragjike, por një plagë e thellë për shoqërinë kosovare dhe një akuzë e përhershme ndaj barbarisë së luftës.

Sipas Kurtit, të dhënat dëshmojnë intensitetin e jashtëzakonshëm të dhunës, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe gjatë pranverës së vitit 1999.

Kryeministri në detyrë theksoi se lista është preliminare dhe do të vazhdojë të përditësohet me dokumente dhe dëshmi të reja, me synim ndërtimin e një baze institucionale të të dhënave që do t’i shërbejë së vërtetës historike dhe brezave të ardhshëm.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shtoi se raporti përfaqëson jetë njerëzish, familje dhe histori që nuk mund të reduktohen në numra, ndërsa lista është pjesë e angazhimit të shtetit për të vërtetën, drejtësinë dhe ruajtjen e kujtesës për viktimat e luftës.

Poste të ngjashme

Thellohet tragjedia nga djegia e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Thellohet tragjedia nga djegia e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

29/07/2026, 15:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, pas një banesë është përfshirë nga...

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe lundroi me shpejtësi brenda zonës për pushuesit, gjobitet i riu në Shëngjin

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe lundroi me shpejtësi brenda zonës për pushuesit, gjobitet i riu në Shëngjin

29/07/2026, 15:13

Një pakujdesi që mund të kishte përfunduar në tragjedi u parandaluar në Shëngjin pasi një mjet lundrues hyri me shpejtësi...

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes

29/07/2026, 14:12

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avni Lajqi, duke e dënuar me...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

29/07/2026, 14:05

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon të zhvillohet pa pritje të gjata, duke u lehtësuar ndjeshëm udhëtimin qytetarëve...

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

29/07/2026, 13:49

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka nënshkruar kontratë me negocim, në vlerë prej 103 mijë euro me...

Lajmi i fundit

Thellohet tragjedia nga djegia e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Thellohet tragjedia nga djegia e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

29/07/2026, 15:55
Shkeli perimetrin e sigurisë dhe lundroi me shpejtësi brenda zonës për pushuesit, gjobitet i riu në Shëngjin

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe lundroi me shpejtësi brenda zonës për pushuesit, gjobitet i riu në Shëngjin

29/07/2026, 15:13
Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

29/07/2026, 14:48
Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes

29/07/2026, 14:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv