Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan. Babë e bir u liruan nga akuzat për vrasje, ndërkohë u dënuan për armëmbajtje pa leje, raporton nga gjykatorja, gazetarja e Nacionales Eriola Cacaj.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Pas më shumë se pesë vitesh nga rasti, tre të akuzuarit janë liruar nga akuza.







